Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka bërë bujë me një deklaratë për mediat ku fliste hapur për çështjen e legalizimit të mariuhanës. Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut është ende e papërgatitur për të legalizuar atë por duke parë vendet e tjera nëpër botë kjo çështje do të mbetet e hapur për tu diskutuar.
Ndërkohë TV21, duke cituar burime të besueshme, informoi se qeveria në Shkup është duke e shqyrtuar seriozisht legalizimin e marihuanës, ndërsa në fazën e parë testuese, të krijojë dy mini-Amsterdam ballkanik, Ohrin dhe Strugën.
“Unë personalisht mendoj se ende nuk jemi të gatshëm, por dua t’iu tregoj se deri ku shkojnë trendet moderne, deri tek lëshimi i marihuanës për qëllime rekreative vetëm në vendet turistike. Dikush thotë se për pesë fish do të rritet kërkesat për kapacitetet turistike. Pse them se nuk jemi të përgatitur për këtë, për shkak se në shtet ende nuk kemi kapacitete për kontroll, por diskutimi është i hapur, pra bota këtë e bën më shumë për turizëm”, deklaroi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
jo dhe jo.... shqiptaret jane te pir edhe kur nuk pine. kete do liri me monen sala me lulin por jo shqiptaret
PërgjigjuBRavo Zaev,nr 1!_Rama dhe qeveria Shqiptare duhet te bejne te njejten gje!Pse kur Hollanda qe na jep leksione e ka free ne Amsterdam
Përgjigju