Bilanc negativ në Maqedoninë e Veriut/ 386 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19

Bilanc negativ në Maqedoninë e Veriut/ 386 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19

Foto ilustruese

Bilanc negativ i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima duke e çuar në 781 numrin total të viktimave. Ndërsa janë 386 raste të reja duke çuar në 20 163  numrin total të të infektuarve.

Rastet e reja me Covid-19 janë konfirmuar në Shkup-178, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-20, Tetovë-13, Strugë-9, Veles-5, Manastir-13, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-4, Gjevgjeli-18, Strumicë-44, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Koçan-10, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-7, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-4, Negotinë-2.

Pozitiv me Covid-19  ka rezultuar edhe një edukatore në çerdhen e Kumanovës, gjë e cila ka çuar në izolimin e të paktën tetë fëmijëve.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thotë se gjendja në  çerdhe është e qëndrueshme dhe se gjendja po monitorohen nga afër. Deri më tani, 10 fëmijë dhe 21 punonjëse të çerdheve janë diagnostikuar me Covid-19 duke çuar në izolimin e 150 fëmijëve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një postin në rrjetin social Facebook u ka kërkuar qytetarëve zbatimin e masave kryesore për mbrojte nga virusi, mbajtjen e maskës, distancimin fizik si  dhe higjienën e duarve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë