E gjitha kjo pas një fotoje të bjondes bukuroshe ku shfaqet me kostumin e kombëtares shqiptare.
Tanimë ajo është bërë pjesë e një kuici në një faqe italiane të quajtur “Calcio Quiz”, ku thuhet se vetëm Marina do të bëjë që Adanan Januzaj ti thotë "Po" Shqipërisë.
Në këtë kuic, faqja italiane ka shkruar “Goodbye Belgium, England, I’m gong in Albania”, duke ilustruar një foto të Adnanit dhe Marinës me flamurin kombëtar shqiptar.
Për të ka shkruar edhe ueb-faqja boshnjake e futbollit bhfudball.ba.
“Biondja e bukur është imazhi i ri dhe fizioterapeutja e ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ne dyshojmë se numri i lëndimeve do të rritet ndjeshëm në ekipin kombëtar shqiptar dhe se përzgjedhësi i kombëtares shqiptare do të këtë probleme në të ardhmen për shkak të kësaj bukurie. Relaks për sy me këtë bukuri shqiptare”, ka shkruar kjo ueb-faqe.
Marina është kthyer në një imazh të Kombëtares Shqiptare, gjë që është përolfur edhe në media të ndryshme italiane dhe gjermane.
(b.t/shqiptarja.com)