FIER - Banorët e Marinzës kanë dalë në protestë kundër lëkundjeve të përsëritura të tokës, që sipas tyre shkaktohen nga kompania kanadeze, Bankers Petroleum.

Banorët kanë bllokuar sot aksin rrugor Marinzë-Fier duke kërkuar në këmbim një zgjidhje urgjente.

“Lëkundjet po na shkatërrojnë banesat, të ndalen punimet. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)