FIER - Pas shpërthimit të puseve të naftës, uji i pijshëm në Marinzë është i ndotur dhe ai nuk lejohet të konsumohet nga banorët. Në këtë urdhër të vendosur në të gjitha dyqanet e fshatit thuhet se uji nuk do të konsumohet deri në një urdhër të dytë nga autoritetet shëndetësore.
Por edhe nëntoka është e kontaminuar pas shpërthimit.
E ndërsa ishin raportuar vetëm dëme në banesa, familja e Aleksandër Profka ka patur edhe shumë dëme në blegtori. 10 dele me qingja dhe 40 shpendë janë fundosur nëntokë.
Ndërkohë në pusin kryesor i cili ishte edhe shkaktari i këtij shpërthimi sot kanisur një operacion për çimentimin e tij. Sipas specialistit Adriatik Golemi janë marrë masat që ky opercion të jetë i sukseshëm.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO