Ajo që ndodhi në Marinzë të Fierit mëngjesin e sotëm ku dy puse nafte të kompanisë kanadeze “Bankers Petroleum” kanë shpërthyer, është një ngjarje e cila tronditi të gjithë banorët e zonës. Banorët të frikësuar janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Në fotot e bëra nga A1 Report, shikohen nëna të cilat largohen të traumatizuara me fëmijët e tyre në krahë. “Ku të shkojmë ne tani”, thërrasin ato pasi shpërthimi i puseve u ka shkatërruar shtëpitë e gjithçka ajo ka brenda.
Të tjerë familjarë shikohen të kenë marrë plaçkat më me vlerë të shtëpisë duke u larguar me shpejtësi nga aty.
Shqetësimin se këto shpërthime do të ndodhnin, banorët i kishin shprehur edhe më parë, por askush nuk i kishte dëgjuar. Kompania “Bankers Petroleum” më herët kishte marrë urdhrin për pezullimin e aktivitetit, por ajo e vazhdonte aktivitetin e saj rregullisht pa u shqetësuar nga askush.
Banorët janë shprehur se shpërthimet që kjo kompani i bënte shpesh herë qëllimisht i kanë dëmtuar shtëpitë e tyre edhe herë të tjera.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO