FIER - Shkaktarja e vetme për shpërthimet në puset e naftës në fshatin Marinzë është kompania kanadeze e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës “Bankers Petroleum”, pasi kompania e nenkontraktuar per shpimet nuk ka qene e pergatitur nga ana teknike e as nga ajo organizative. Në këtë konstatim ka mbërritur Prokuroria e Fierit duke iu referuar rezultateve të eksperimenteve nga katër institucione shtetërore.
 
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vlera e matur e acidit sulfurik në zonë (SO2), e tejkalon me 56. 1 % normën e Organizatës Botërore të Shëndeteti, ndërsa dioksidi i azotit (NO2) në masën 49 % mbi normën e OBSH-së.
 
Eksperimentet e kthyera nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar kanë nxjerrë shkaktarë të fenomenve të ndodhura në Marinzë, veprimtarinë shfrytëzuese nga ana e kompanisë “Bankers Petroleum”.
 
Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka evidentuar se nënkontraktori i Kompanisë Bankers Petroleum që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur, si në aspektet teknike, ashtu edhe ato organizative, për të përballur raste të tilla.
 
Ajo çka ngre një tjetër alarm për situatën aktuale në Marinzë pas shpërthimeve të 1 Prillit, është fakti se uji i Ujësjellësit të fshatit nuk mund të përdoret për furnizim publik.
 
“Uji i Ujësjellësit të fshatit Marinëz nuk mund të përdoret për furnizim publik (pirje, përgatitje ushqimesh, higjienë personale), por vetëm për përdorim komunal, deri në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së ujit, sipas standardit shqiptar në fuqi dhe Direktivave të BE-së. Uji i puseve familjare është jashtë standardit, rekomandohet të mos përdoret”, thuhet në rezultatet e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)