Mario Mitaj ka bindur në Arabinë Saudite, me drejtuesit e Al Ittihad që janë gati të paguajnë edhe 5 milionë euro të tjera për të blerë kartonin e mbrojtësit të Kombëtares nga rusët e Lokomotivës së Moskës.
Mitaj u transferua në merkaton e verës 2024 në formë huazimi për 3 milionë euro, ndërsa klubet ranë dakord edhe për 5 milionë euro të tjera për shitjen përfundimtare.
Duket se paraqitjet e mira, ku disa herë është shpallur njeriu i ndeshjes dhe pjesë e formacionit më të mirë, kanë bërë që "sheikët" mos kursehen dhe të 'blindojnë' mbrojtësin e majtë, që Laurent Blanc e ka aktivizuar edhe në mesin e fushës.
21-vjeçari gjatë kësaj periudhe ka shënuar 1 gol, ndërsa ka dhënë edhe 4 asiste, duke ndihmuar Al Ittihad në garën për titullin kampion në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.