Armando Broja përplas dy klube, e ardhmja e sulmuesit enigmë

Armando Broja përplas dy klube, e ardhmja e sulmuesit enigmë

Armando Broja

Armando Broja do mungojë për tre muajt e ardhshëm dhe nuk do jetë i gatshëm për Evertonin dhe Kombëtaren. Dëmtimi i ligamenteve të kyçit të djathtë të këmbës ka bërë që lëndimet të jenë një makth i vërtetë për 23-vjeçarin, që vitet e fundit më shumë i ka kaluar në infermieri sesa në fushën e lojës.

Si të mos mjaftonte dëmtimi i ri, Broja duket në udhëkryq për të ardhmen. Me kontratë te Chelsea deri në verën e 2028, sulmuesi luan te Everton në huazim dhe trajneri David Moyes hodhi idenë e rikthimit të tij te klubi mëmë, pasi duket se edhe pasi të kalojë lëndimin koha e rikuperimit do jetë më e gjatë dhe mund të jetë i gatshëm vetëm për muajin maj, kur luhen javët e fundit në Premier League.

Kjo situatë ka bërë që Everton dhe Chelsea të kenë një përplasje në distancë. Lojtari do duhet të rikuperohet dhe deri në fundin e sezonit është pjesë e Everton, ndërsa klubi nga Liverpool dëshiron të heqë përgjegjësitë.

Duket se paga për këto muaj është problemi mes Chelsea dhe Everton, që ende nuk e kanë të qartë mënyrën si do të veprojnë me çështjen Broja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv

1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv