Mario Mitaj 'krah' Modricit në vitrinën e Euro 2024: Potencial, premton karrierë të madhe
Mario Mitaj dhe Luka Modric
Prestigjozja sportive italiane “Corriere dello Sport” i ka kushtuar një shkrim Mario Mitajt, të cilin e vendos në vitrinën e merkatos së futbollit europian, duke e lartësuar si mbrojtës të majtë.
"Roli i mbrojtësit të majtë është një nga më të kërkuarit në treg. Ata kushtojnë shumë, mjafton të kujtojmë Josko Gvardiol (i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës) te Theo Hernandez, nga Alphonso Davies te Nuno Mendes.
Gjetja e një mbrojtësi të majtë me kosto të arsyeshme është mision kompleks. Në Kampionatin Europian, mes të vëzhguarve posaçërisht është Mario Mitaj, 20 vjeç, shqiptar, i cili luan në Rusi për Lokomotivën e Moskës. Ai vuajti kundër Italisë, por në ndeshjen kundër Kroacisë, të barazuar 2-2, tregoi se ka cilësi interesante: ritëm, ndryshime marshesh dhe drejtimi, shtytje e vazhdueshme përpara.
Ai ka lindur në Athinë më 6 gusht 2003, por ka zgjedhur kombësinë e prindërve të tij. Trajneri Sylvinho është i bindur se ai ka potencialin për një karrierë të nivelit të lartë. Mësohet se iu është propozuar Bolognas dhe Lazios. Ai luajti për AEK, klub i cili e pa të rritej dhe i hapi dyert e profesionalizmit, duke pritur që ta shiste te Lokomotiv Moska më 2022 për 3 milionë euro.
Mario Mitaj është 1.80 metra i gjatë dhe tregon besim të madh me topin në këmbë. 29 ndeshje në sezonin e fundit me klubin rus, gjë që e bëri atë të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027”, shkruan 'Corriere' që ka zgjedhur një foto të Mitaj krah Modric.
Kujtojmë se Juventus, Bologna dhe Lazio janë gati të paguajnë deri në 10 milionë euro për kartonin e tij.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?
-
Po
38.5%
-
Jo
56.4%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 3125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kualifikimi historik, Tbilisi 'pa gjumë' nga festa e tifozëve! Adoleshenti bën akrobacinë e çmendur për Ronaldon (VIDEO)
27 Qershor, 14:53
-
Flakadanët, mesazhet e papërshtatshme dhe tifozi në fushë! FSHF e pëson sërish, vjen gjoba e tretë nga UEFA
27 Qershor, 13:24
-
Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8
27 Qershor, 11:04
-
E ardhmja e Sylvinhos në pikëpyetje, Duka: Nëse vjen oferta 5 milionë euro s'e mbajmë dot, Mancini la Italinë për lekë
27 Qershor, 09:45
-
Euro 2024/ Përballje 'titanësh' dhe finale e parakohshme, mësohen çiftet e 1/8 në Europianin e Gjermanisë
26 Qershor, 22:59
-
Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë
26 Qershor, 22:56
-
Euro 2024/ Në 1/8 i pret Italia, kapiteni Granit Xhaka: Zvicra më e fortë
26 Qershor, 22:22
-
Euro 2024/ Franca harron mbrojtësin në stadiumin e Dortmundit
26 Qershor, 21:52
-
Euro 2024/ Luciano Spalletti ndihet i tradhtuar, te Italia ka një spiun! Trajneri u tërbua me gazetarët
26 Qershor, 20:47
-
Euro 2024/ Katër skuadra e mbyllin Grupin E me 4 pikë, Rumania, Belgjika dhe Sllovakia kalojnë në 1/8! Ukraina del jashtë eventit
26 Qershor, 19:55
-
Rubin Kazan mbron Mirlind Dakun pas dënimit nga UEFA: Emocionale, mund t'i ndodhë kujtdo
26 Qershor, 19:09
-
E bujshme nga Spanja, Sylvinho largohet nga kombëtarja shqiptare?
26 Qershor, 18:07