Në Tiranë janë rreth 17 mijë persona të cilët janë të regjistruar si të papunë, ku 10 mijë prej tyre janë femra. Marisa Kaçorri, drejtoresha e Zyrës së Punës Tiranë në një intervistë për “Shqiptarja.com” tregon se si mund të regjistrohen një individ si i papunë dhe më pas të ketë mundësi për t'u punësuar. Sipas saj personat të cilët i’u gjendet një punë dhe e refuzojnë atë, humbasin statusin e punëkërkuesit, po ashtu edhe ndihmën ekonomike apo pagesën që mund të përfitojnë. Gjithashtu Kaçorri thotë se në vit nëpërmjet ndërmjetësimit të zyrave të punës, punësohen më shumë se 2 mijë persona.