Zhvillimet në Shqipëri, sfidat dhe arritjet e saj ishin në qendër të një diskutimi që u zhvillua në Uashington me pjesëmarrjen e analistëve të njohur të çështjeve shqiptare. Vlerësimi për Shqipërinë ishte i dyfishtë, ndërsa politika e saj e jashtme dhe roli në rajon vlerësohen si pozitivë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për politikën e brendshme, që sipas vëzhguesve është problemi kryesor që frenon zhvillimin e vendit. Doktor Daniel Serëer, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët janë më të mira, se sa marrëdhëniet e saj të brendshme. Ambasadori ynë Galanxhi, thotë se Shqipëria, po punon për të thelluar më tej ashkëpunimin rajonal. Ish ambasadorja amerikane në Shqipëri Marisa Lino, thotë se ndryshimet duhet të vijnë në radhë të pare nga vetë brenda shoqërisë. "U përmend se si Shqipëria duhet të ketë ndihmë nga perëndimi për zgjidhjen e disa prej problemeve të saj të brendshme. Unë s'jam dakord. Ndryshimet duhet të vijnë nga vetë brenda Shqipërisë. Po tëmarrim si shembull çështjen e korrupsionit, apo të krimit të organizuar, SHBA vetë, para një shekulli, kishin probleme të mëdha me krimin e organizuar, por u deshën disa njerëz të guximshëm që t'I kundërviheshin krimit të organizuar. Nevoja për reformë duhet të vijë nga brenda", tha Lino, e cila ka shërbyer si ambasadore në Shqipëri gjatë periudhës së trazuar, që pasoi rënien e skemave piramidale.
"Roli i duhur i SHBA në çdo vend, është në radhë të parë të mbrojë interesat e veta. Dhe interesat amerikane në Shqipëri, janë që aty të ketë një shoqëri pluraliste, demokratike, që funksionin relativisht mirë me një ekonomi të mirë. Si ambasadore, synoja të isha e barabartë me të gjitha palët. Por perceptimet e vetë shqiptarëve ishin ndryshe, jo gjithmonë më konsideronin si të tillë. Kur u largova, në ceremoninë e lamtumirës munguan udhëheqësit e të dy partive kryesore politike. U ndjeva që kisha qenë e barabartë me të dy", tha Lino. Forumi u drejtua nga Bugajski.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com