Marjan Kamshi fiton konkursin për
logon e 70-vjetorit të çlirimit

Marjan Kamshi fiton konkursin për<br />logon e 70-vjetorit të çlirimit
TIRANË - Logoja që do të shoqërojë festivet e 70- vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë mban emrin e fituesit Marjan Kamshi, student në degën e Grafikës në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Për herë të parë në një konkurs të tillë shmangen artistët profesionistë, duke sensibilizuar për logot e manifestimeve historike talentet e reja. Komisioni për shpalljen e fituesit të logos së 70-vjetorit u mblodh më 3 qershor. Drejtori i Galerisë së Arteve Artan Shabani rrëfeu motivacionin e vlerësimit me çmimin e parë për studentin 21- vjeçar të Universitetit të Arteve, Marjan Kamshi, dhe bëri publik në konferencën e djeshme për mediat imazhin e logos fituese “70-vjetori i Çlirimit”.

“Shumica e tyre janë studentë të arteve dhe të sapodiplomuar. Pjesa me madhe e kishin paraqitur qartë grafikisht 70-vjetorin”, tha Shabani. Ndërsa për punimin fitues, Shabani u shpreh se ky punim u përzgjodh, sepse përputh idenë me estetikën figurative. “Logoja ka harmoni dhe elegancë me numrin 70, tekstin 70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë dhe përkrenaren e Skënderbeut”, tha Shabani. Fituesi i logos do të shpërblehet me 150 mijë lekë.

Artisti i ri Marjan Kançi ndihet i surprizuar dhe rrëfen për A1 Report simbolikën e detajeve të veprës fituese. “Jam shumë i surprizuar me çmimin”, tha Kançi. Galeria Kombëtare e Arteve e ka organizuar këtë konkurs në kuadrin e një nisme qeveritare për një vëmendje më të madhe ndaj vlerësimit të ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Konkursi për logon e festimeve të 70-vjetorit u shpall para një muaji nga Galerinë Kombëtare të Arteve me mbështetjen e dy ministrive, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, vlerëson nismën e qeverisë për të përfshirë në manifestimet e 70-vjetorit të çlirimit të rinjtë, që të njohin dhe të ruajnë vlerat historike.

Ajo tha se “u ideua të mos u jepej më artistëve profesionistë, për arsye se për profesionin e tyre janë blerë, por të mundësojë të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj hapësire krijuese”. Sipas drejtorit të GKA-së Artan Shabani konkursi pati dy faza seleksionimi ku u ftuan të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme si dhe studentë të dizainit dhe grafikës. Një fazën paraprake përzgjedhjeje u zhvillua në institucionet e arsimit parauniversitar. Në fazën përfundimtare juria shqyrtoi rreth 20 punime.

Komisioni përzgjedhës ishte e përbërë nga 5 anëtarë:
Artan Shabani 
Kryetar, Drejtor i GKA
Nazim Rashiti 
Anëtar, këshilltar i Ministrit në MK
Ylli Drishti
Përgjegjës sektori, GKA
Glindxhet Madhi
Nxënës të shkollës mesme të përgjithëshme “P.N.Luarasi”
Suzana V. Kuka Studiuese arti / kuratore në GKA

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike