Marjan Kançi fiton konkursin për
logon e 70-vjetorit

Marjan Kançi fiton konkursin për<br />logon e 70-vjetorit
TIRANE- Logoja që do të shoqërojë festivet e 70- vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë mban emrin e fituesit Marjan Kançi, student në degën e Grafikës në Universitetin e Arteve në Tiranë. Për herë të parë në një konkurs të tillë shmangen artistët profesionistë, duke sensibilizuar për logot e manifestimeve historike talentet e reja. Komisioni për shpalljen e fituesit u mblodh më 3 qershor.

Drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani, rrëfeu motivacionin e vlerësimit me çmimin e parë për studentin 21- vjeçar, Marjan Kançi, dhe bëri publik në konferencën e djeshme për mediat imazhin e logos fituese “70-vjetori i Çlirimit”.  “Pjesa me  madhe e kishin paraqitur qartë grafikisht 70-vjetorin”, tha Shabani. Ndërsa për punimin fitues, Shabani u shpreh se ky punim u përzgjodh, sepse përputh idenë me estetikën figurative. “Logoja ka harmoni dhe elegancë me numrin 70, tekstin 70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë dhe përkrenaren e Skënderbeut”, tha Shabani.

Fituesi i logos do të shpërblehet me 150 mijë lekë. Artisti i ri Marjan Kançi ndihet i surprizuar dhe rrëfen për A1 Report simbolikën e detajeve të veprës fituese. “Jam shumë i surprizuar me çmimin”, tha Kançi. Galeria Kombëtare e Arteve e ka organizuar këtë konkurs në kuadrin e një nisme qeveritare për një vëmendje më të madhe ndaj vlerësimit të ditës së Çlirimit të Shqipërisë. Konkursi për logon e festimeve të 70-vjetorit u shpall para një muaji nga Galerinë Kombëtare të Arteve me mbështetjen e dy ministrive, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit.

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, vlerëson nismën e qeverisë për të përfshirë në manifestimet e 70-vjetorit të çlirimit të rinjtë, që të njohin dhe të ruajnë vlerat historike. ajo tha se “u ideua të mos u jepej më artistëve profesionistë, për arsye se për profesionin e tyre janë blerë, por të mundësojë të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj hapësire krijuese”. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike