Marjana Begu, gjeniu që jeton në
barakë dhe pa bukë/Video

Marjana Begu, gjeniu që jeton në<br />barakë dhe pa bukë/Video
Bashkia e Shkodrës i kishte premtuar se do t’i mundësonte strehim, por kjo është shtëpia ne te cilën jeton sot fituesja e “Gjeniu i Vogël” Marjana Begu, bashkë me familjen e saj.
 
Pavarësisht premtimit dhe kërkesave të shumta, Bashkisë Shkodrës dhe institucionet e tjera shtetërore nuk kanë bërë asgjë për këtë vogëlushe me premisa shumë të mëdha në drejtim të artit.
 
Nëna e Marjanes thotë se është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte, sidomos kur nuk ke edhe mbështetje.
 
Ajo tregon se ka qëndruar në një banese tjetër me qira për dy vite me shpresën se do tu zgjidhet problemi i tyre, por përveç premtimeve nuk kanë marrë asgjë tjetër.
 
Shumë e vështirë është për ne, se të jetosh 5 veta në kushte të vështira dhe është e papërballueshme kur nuk ke asnjë të ardhur, sidomos nga Bashkia që është e para që mund të mbështesi një familje në nevojë,ë shtë shumë e vështirë të jetosh në këto kushte. Të rrish derë më derë, të hash një kafshatë bukë, të zësh një qoshe për të fjetur gjumë. Unë kam bërë shumë takime me ta, pothuajse javë për javë tek zyra e shërbimit social, që janë takimet për çdo të premte për familjarët që kanë nevojat e tyre që shkojnë e shprehin problemet e tyre, thjeshtë kanë kaluar radhën duke na thënë: e kemi parasysh këtë gjë, si për strehimin, si për punësimin si për kërkesat që unë i kam bërë bashkisë dhe asgjë”, tha nëna e Marjanës.  
 
[gallery]22342[/gallery]

Por, falë një nisme të ndërmarrë nga organizata “Eko Mendje” brenda javës do të fillojë riparimi i shtëpisë e natyrisht ky është një lajm i mire për Marjanën dhe familjen e saj
 
“Duke shikuar gjendjen e keqe të shtëpisë së Marjanës kemi marrë këtë nismë për riparimin e shtëpisë. Për pak kohë që u publikua nisma u bashkuan shumë qytetarë dhe miq të ndryshëm apo edhe disa miq të tjerë në disa rrethe të shqipërisë, dhe na vjen mirë dhe mendojmë që për njq javë apo më pak për 5 ditë të fillojmë rregullimin e shtëpisë”, tha Mirsad Basha.
 
Marjana Begu fitoi festivalin e fëmijëve “Gjeniu i Vogël” një vit me parë, por të gjendur në kushte të tilla, Marjanës së vogël po i veniten shpresat për të vazhduar ëndrrën e saj për t’u bërë një këngëtare famshme në të ardhmen.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv