TIRANE- Lejtnant Kolonel Mark D Vickers, ish-Atasheu Britanik i Mbrojtjes në Tiranë, do të ekspozojë disa piktura me imazhe nga Shqipëria në ekspozitën e tij të tretë që do të inaugurohet në Tajvan më 1 gusht. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 1 muaj nga 1-31 gusht 2014.
Tema e kësaj ekspozite është "Udhëtimi në Shqipëri, Nepal dhe Tajvan". Ndërmjet 17 pikturave ndodhen "Legjenda e Rozafës", "Rruga nga Shkodra për në Vermosh", "Kelmendi", "Bunkerë", "Kisha Zoja e Këshillit të Mirë, Shkodra", dhe "Mali i Zi - Duke u kthyer në drejtim të Shqipërisë". Mark Vickers si artist është klasik dhe realist në pikturat e tij.
Frymëzimi i tij ka ardhur nga rrugëtime nëpër Shqipëri dhe përvoja me mikpritjen e shqiptarëve. Pas kësaj, Z. Vickers ka thënë se ëndrra e tij për vitin e ardhshëm është hapja e një ekspozite në Shqipëri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com