TIRANE- Amiran Dzanashvili, biznesmeni i kazinove dhe hoteleve luksoze në Bukuresht të Rumanisë, në muajin shkurt të vitit të kaluar ka blerë 30 për qind të aksioneve në “Xhoi Lloto”, të cilat zotëroheshin nga Mark Frroku, ky i fundit tashmë i arrestuar për një vrasje në Belgjikë.

Investigimi i “Shqiptarja.com” zbuloi një javë më parë biznesmenin Dzanashvili, i cili kishte blerë aksionet e deputetit Mark Frroku, në dy periudha, ku fillimisht i ka blerë 20 për qind me shumën 80 mijë euro dhe më pas biznesi ka vijuar më tej, ku në datën 27 shkurt 2014 gjeorgjiano-izraeliti ka blerë dhe 30 për qind të aksioneve me vlerë 1.4 milion euro.