Mark Hughes e QPR vendosin titullin,
bonuse nëse ndalin Manchester City

Mark Hughes e QPR vendosin titullin,<br />bonuse nëse ndalin Manchester City
Mark Hughes do të kërkojë të hakmerret ndaj Manchester City për shkarkimin para pak sezonesh, kur të ndeshet me Citizens në javën e fundit. Por tekniku do të ketë motivime shtesë për sfidën e skuadrës së tij QPR ndaj rivalëve.

Mark Hughes do të marrë 1 milion Paund bonuse nëse ai mban QPR edhe sezonin tjetër në Barclays Premier League, me një rezultat të dielën që mund ti mohojë titullin Manchester City. Skuadra nga Londra Perëndimore duhet të fitojë një pikë në
Etihad Stadium për të evituar rënien.

Por në kontrast, City i Roberto Mancinit duhet të fitojë për të mbajtur lar Manchester United që luan ndaj Sunderland. City shkarkoi Hughes në vitin 2009 duke e zëvendësuar pikërisht me Mancini, dhe kjo lëvizje u quajt joetike nga bosi i United, Sir Alex Ferguson. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj