Mark Zuckerberg do të
bëhet baba për herë të dytë 

Mark Zuckerberg do të<br />bëhet baba për herë të dytë 
Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Facebook do të bëhet baba i një tjetër vajze për herë të dytë.
 
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë themeluesi i Facebook-ut në profilin e tij në këtë rrjet social.
 
 ‘’Priscilla dhe unë jemi të lumtur që t’ju komunikojmë lajmin se do të bëhemi prindër të një vajze. Pas një periudhe të vështirë, pas lindjes së Max, ne nuk kemi qenë të shumë të sigurt për të pasur një fëmijë tjetër. Kur Priscilla mori vesh që ishte shtatzënë,shpresa jonë e parë ishte që foshnja jonë të ishte e shëndetshme. Ndërsa shpresa e dytë ishte që të ishte vajzë. Nuk besoj se ka dhuratë më të madhe sesa të kesh një motër’’,-ka shkruar Mark në Facebook.
 
Pasi lindi vajza e tyre e parë Max, Mark dhe gruaja e tij dhuruan 99% të aksioneve të rrjetit social Facebook, me qëllimin për t’i ardhur në ndihmë një bote më të mirë. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar