Marka e dizajnit italian, 'Vespa' zyrtarisht në Tiranë! I pari dyqan në Shqipëri, ambasadori Alberti: Është simbol

“Ishte prilli i vitit 1946 kur inxhinieri Piaggio prezantoi idenë e Vespa-s. Ajo çfarë do të vinte më pas ishte një histori e gjatë dhe fantastike suksesi që zgjat akoma.”

Për ambasadorin e Italisë në Tiranë, Marco Alberti, Vespa është një identitet, që i përgjigjet nevojës për liri e lëvizje.

“Sot, Vespa prezanton dizajnin italian. Nuk është thjesht mirë, është një produkt që trupëzon ndjesinë: ndjesinë e lirisë, ndjesinë e pavarësisë, të bukurisë, të shpirtit rinor. Është një produkt që shpreh identitet: jemi njerëz të Vespas. Dhe është një produkt që i përgjigjet një nevoje: të lirisë, të mundësisë së lëvizjes. Ky produkt është bërë simbol i dizajnit italian që sot festojmë në një qytet si Tiranë, që është një qytet i Vespa-s, një qytet që ka nevojë për lëvizshmëri të qëndrueshme e të zhdërvjellët, një qytet të rinjsh, një qytet ‘cool’, që i përgjigjet më së miri filozofisë së Vespa-s.”, - thotë ambasasdori italian Alberti.

Në aktivitetin me rastin e Ditës së Design-it Italian në Botë, Alberti e cilësoi Vespën një ikonë të stilit, design-it dhe inovacionit.

Made in Italy nuk është një produkt por është një mënyrë e të qenit që gjeneron një produkt. Kemi zgjedhur tri fjalë që do të na shoqërojnë që janë: bukuri, inovacion dhe qëndrueshmëri, sepse një produkt të keq nuk e ble askush. Një produkt i qëndrueshëm besoj është çfarë shërben sot jo vetëm për interesat tona, por edhe prë mirëqenien të vendit ku jemi. Sot kemi një event. Filozofia që duam të implementojmë në mënyrën tonë të të qenit ësjtë që aktivitetet duhet të gjenerojnë projekte.”, - shprehet Alberti.

Ndërsa për menaxheren e “Ventoro Motors”, Elda Braha, "Vespa" është më tepër se një motor.

“Për shumë vjet, 'Vespa' ka qenë më tepër se një motor. Ka qenë një lëvizje kulturore, përzierje e stilit, lirisë dhe novacionit. Nga qyteti I bukur I Romës te rrugët e Parisit, te filmat hollivudianë- Vespa ka marrë skenat kryesore kudo në botë dhe ka ardhur edhe në Shqipëri. Vespa është përvojë, stil jetese. Të bëheshim partnerë me Piaggio Group nuk ishte vetëm një vendim biznesi, por sinergji e vlerave të përbashkëta, trashëgimisë, cilësisë dhe novacionit.”,- thotë Braha.

Aktiviteti është vetëm pikënisja e një sërë projektesh, që në muajt në vijim Ambasada e Italisë do të realizojë në bashkëpunim me partnerë publikë e privatë, italianë e shqiptarë, ndër të cilët edhe një “Udhërrëfyes Vespa në Tiranë” për të zbuluar e njohur qytetin duke shëtitur me motoçikletën ikonë italiane.

 

Veprimtaria u shoqërua edhe nga një tjetër markë e njohur cilësore italiane, Cipriani Food, ndërsa aktiviteti u pasqyrua edhe në rrjetet sociale. I ftuari me më tepër shikueshmëri është fitues i një gadget Vespa i ofruar nga partnerët “Ventoro by Automida”.

Përmes kësaj veprimtarie por edhe të tjera në vijim, kryeqyteti shqiptar mirëpret edicionin e e nëntë të Ditës së Design-it Italian në Botë, një veprimtari që risjell në vëmendje veçoritë dhe shkëlqimin e Made in Italy në fushën e dizajnit dhe inovacionit. Titulli i këtij edicioni “Pabarazitë. Design-i për një jetesë më të mirë” i referohet atij të Ekspozitës Universale të Trienales së Milanos, “Pabarazitë. Si të shërojmë frakturat e njerëzimit” dhe hulumton rolin e dizajnit në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në reduktimin e pengesave sociale dhe ekonomike, kjo edhe në prag të edicionit të 63-të të Sallonit të Mobiljeve që do të mbahet më Milano nga data 8 deri më 13 prill 2025.

 

B.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën