Markata e peshkut në Shëngjin drejt përfundimit, ministri Çuçi: Gati projektet edhe për dy të tjera (VIDEO)

Markata e peshkut në Shëngjin, e para e këtij lloji që po ndërtohet në Shqipëri, është drejt përfundimit. Investimi kap vlerën e rreth 60 milionë lekëve dhe është një financim i buxhetit të shtetit.

Për të parë nga afër punimet që kanë hyrë në fazën përmbyllëse, ishte në Shëngjin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi bashkë me zv.ministrin Roland Kristo. Ministri Çuçi tha se ndërtimi i kësaj markate do të sjell liberalizimin e tregut dhe rritje te zënieve dhe të cilësisë së peshkut.

“E filluam nga Shëngjini për të ndërtuar markatën e parë, por kemi planifikuar tre të tilla. Do të bëjmë gjithashtu Vlorën dhe Durrësin. Kjo markatë është e ngjashme me ato të shumë vendeve të tjera të Mesdheut. Çdo gjë me infrastrukturën e plotë dhe pajisjet e duhura. Këtu do të aplikojmë edhe formën e parë elektronike të ankandit. Kjo markatë do të imponojë një organizim shumë të mirë të organizatës tuaj të peshkimit. Ne po ju krijojmë gjithë kushtet, ju takon juve që të justifikoni gjithë këtë investim”, tha ministri Çuçi

Markata e këtij modeli mundëson që prodhuesit (anijet e peshkimit) të sjellin prodhimin në to, i cili kalon në procedura ankandi ku marrin pjesë tregtarët në blerje, të mëdhenj edhe të vegjël. Markatat nga ana tjetër do të sjellin uljen e kostove në stabilimentet e peshkut dhe rritjen e cilësisë. Ndërtimi i markatave të peshkut është parashikuar si prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura dhe aktualisht jemi në fazën e tenderimit edhe për markatën e Vlorës, punimet e së cilës fillojnë brenda këtij viti.

Markata e Durresit do të ristrukturohet së bashku me Organizatën e peshkimit dhe vitin e ardhshëm do të fillojmë procedurat edhe për markatën e Sarandës. Gjatë bashkëbisedimit me peshkatarët e Shëngjinit ministri foli edhe për një ndërhyrje që do të bëhet së shpejti tek porti, në mënyrë që peshkatarët të kenë të gjitha lehtësitë infrastrukturore për të punuar. Porti do të lirohet nga anijet e vjetra dhe mjetet motorike të sekuestruara që gjenden aty prej vitesh, si dhe do të ndërtohet një pasarelë e re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja