Markimi i karburantit, koncensioni
në gjyq, kërkohet anulimi i VKM

Markimi i karburantit, koncensioni<br />në gjyq, kërkohet anulimi i VKM
TIRANE- Një tjetër vendim i qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, përfundon në dyert e Gjykatës Kushtetuese, pasi Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure, me anë të një ankimi, kërkon shfuqizimin e dhënis me koncension të dy shërbimeve të rëndësishme publike në sektorin strategjik të hidrokarbureve për firmat Global Fluids International si dhe Petroleum Consulting Partners. Pak kohë pas bërjes publik të vendimit dhe kontratave koncensionare, pati reagime të forta nga grupet e interesit, të cilat thanë që ky ishte një veprim aspak transparent dhe qeveria shqiptare me këto dy kontrata do të rëndonte mbi taksapaguesit shqiptarë me rritjen e çmimit të karburanteve.

Seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese është vendosur për më datën 3 tetor ora 10.00, ku do të kërkohet “shpallja e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave e pezullimi i zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.200, datë 13.03.2013, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”.
Ndërkohë, bashkimi i operatorëve ekonomikë ka filluar nga puna për realizimin e koncensioneve të marra.

Sipas kontratës, koncensionari privat do të përfitonte 6.5 euro për çdo ton karburant që qarkullon në Shqipëri, në tregun e brendshëm apo për eksport. Qeveria e miratoi koncensionin pa e votuar në Kuvend. Sipas juristëve, kjo është një taksë e pastër kombëtare dhe autoritetin për të vendosur taksa kombëtare, me Kushtetutë, e ka vetëm Kuvendi i Republikës. Pikërisht, shmangia e Kuvendit nga qeveria është dhe baza, mbi të cilën është ngritur padia. Privati ka fituar kështu një monopol me vlerë 150-200 milionë euro në total.

Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë