'Marklen Haka hyri në Rinas në fillim të majit', gazetari Dema zbulon detaje të reja: Në Drejtorinë e Tiranës e sollën nga dera kryesore, enkas për t'u filmuar

 

I ftuar në studion e emisionit '5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv gazetari Sokol Dema dha më shumë detaje lidhur me arrestimin e Marklen Hakës më 6 shtator 2024. Dema thotë se Haka ka ardhur në Shqipëri në fillim të majit, përpara se të kishte urdhër arresti ndaj tij prej SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.

Haka fshihej tek banesa e një të afërmi, ndërsa kur u rrethua ishte zbathur dhe ashtu tentoi të largohej por u kap. Më tej në DVP Tiranë ku u shoqërua nuk u fut në pjesën e pasme siç vepron zakonisht policia, por u vendos në fund që të shoqërohet nga dera e përparme edhe prej pranisë së mediave, pra për ta shitur si triumf.

Sokol Dema: 'Është dashur një punë e madhe në javët e fundit për ta lokalizuar në mënyrë të saktë në çfarë banese fshihej.

Babaramo: U fol se ishte në Dubai
Sokol Demaj: Në këtë rast ky ka qenë qëllimi. Që vetë Marklen Haka,  apo anëtarët e grupit mendonin se policia është e fjetur e dinin në Dubai. E vërteta është se Haka ka hyrë në territorin tonë në muajin maj përmes Rinasit, përpara se SPAK të firmoste urdhër arrestet për operacionet Revanshi (15 maj).

Gjatë gjithë kësaj periudhe dyshohet se ka qenë në zonën e Niklës. Megjithatë policia e ka patur shumë të vështirë për ta lokalizuar vendin e saktë ku ndodhej.

Duke pasur parasysh se ka kaq shumë miq, kaq shumë të afërm aty, të cilët kanë mundur për ta strehuar. Vetëm 4 ditë para se të kryhet operacioni ndaj tij është mundur të lokalizohet banesa.

Është dashur një survejim i madh i policisë deri në momentin që është ndërhyrë. Kur ata hyjnë dhe kryejnë operacion në Nikël e konsiderojnë një operacion shumë të vështirë.

Marklen Haka ka qenë në verandë, sapo ka parë efektivët e policisë ka bërë për t'u larguar. Ka qenë i rrethuar në të katër anët, nuk ka pasur mundësi largimi dhe më pas është vetëdorëzuar dhe është shtrirë përtokë.

Pra ka qenë këmbëzbathur, ashtu ka tentuar të largohet. Marklen Haka u soll  në DVP Tiranë nga dera kryesore enkas për tu filmuar, si karrem për tu përfolur sa më shumë.'


Lajmi kryesor:

Krimi gjatë verës/ Ish-prokurori Eugen Beci: Detajet për këto ngjarje të jenë më të kufizuara në media! Shërbejnë si model për vrasje të tjera


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, makina përplaset me trafikndarësen, shoferi dhe bashkëshortja transportohen në spital

Lezhë, makina përplaset me trafikndarësen, shoferi dhe bashkëshortja transportohen në spital