Zoti Bello nesër (sot) do të votohen kandidaturat për anëtar të KLD-së. Gjatë votimit do të ketë rrjedhje votash nga PD?
Në qoftë se flasim për një votim të rregullt dhe të fshehtë në kuti siç e kërkon ligji, jam i sigurt që do të kemi një votim interesant. Seance e nesërme (sotme) do të ketë shumë supriza. Mazhorancës i kanë hyrë të dridhurat e kualicionit qeverisës të zotit Berisha. Kam dëgjuar se kryeministri po bën presione nga më të ndryshme për të zgjedhur një kandidaturë që është pak e njohur, për të mos të thënë që nuk ka pasur sukses në karrierë. Sepse nëse ka diçka që nuk po ecën në këtë qeverisje, është padyshim çështja e pronave të ish pronarëve. Elvis Çefa është një nga drejtuesit e dështuar të radhës, sepse gjatë qeverisjes së Berishës janë ndërruar 6 drejtues në këtë institucion. Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave është një agjensi që i përgjigjet partisë në pushtet, dhe jo ligjeve. Zoti Visha qëndron më lart nga ana profesionale se kandidati i zgjedhur nga mazhoranca, ndaj dhe PS-ja e mbështet fuqishëm.
Pse pikërisht kjo zgjedhje, kur dihet publikisht se zoti Visha ka qenë avokat i Fatmir Mediut për ngjarjen e Gëërdecit?
Në mbledhjen e grupit kur është diskutuar propozimi për të qenë Ardian Visha kandidat për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nuk ka pasur asnjë deputet kundër. Nuk e kanë lidhur me faktin se avokati i kujt është, se sa me faktin se është i aftë profesionalisht dhe do i shërbej gjyqësorit.
Si e shihni terheqjen e mazhorances per mandatin e Seserit?
Mendoj se maxhoranca u tërhoq pasi e kuptoi se nuk mund të tjetërsojë dot mandatin që populli ia ka deleguar Partisë Socialiste. Së dyti, për shkak të presionit të PS-së dhe ndoshta ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar. Përfaqësues të PD-së kuptuan se në vend të vinin vetulla, mund të nxirnin sytë nëse do të vijonin të mbanin të bllokuar këtë mandat. Do të ishte e turpshme, për të mos thënë kapitullim për mazhorancën, nëse ajo shpresonte të zgjidhte Presidentin duke ia mohuar një mandat PS-së.
A do të jetë në kohë marrja e mandatit të PS-së, për t’ju shërbyer si votë për Presidentin?
Mendoj se Partia Socialiste do ta fitojë këtë mandat përpara se të fillojnë procedurat e zgjedhjes së presidentit.
(sg/shqiptarja.com)