Marko Caka, aktori shqiptari me banim në Nju Jork është pjesë e xhirimeve në filmin hollivudian të regjisores dhe aktores së famshme, Jodie Foster "Money Monster ". Ai interpreton në këtë film rolin e Wall street security dhe është pjesë e një aksioni kriminal të Kyle interpretuar nga talenti i ri holluvudian, Jack O'Connell, i njohur në filmin e Angelina Jolie, "Unbroken". Kyle pasi ka humbur pasurinë e familjes së tij nga një informacion i keq i burses, merr peng Lee, një TV personality interpretuar nga George Clooney duke e kërcënuar se do ta vrasë dhe do të hedhë në erë Bursën Wall Street.
Gjatë kësaj skene, regjisorja Foster i ka besuar aktorit shqiptar një nga dy rolet e dy policëve që punojnë për të mbrojtur godinën e bursës së madhe Wall Street, bursë që ka peshën e të gjithe financës botërore.
"Ishte nje ekperiencë e veçantë të ishe në një sheshxhirimi me George Clooney i cili përveç thjeshtësisë ishte edhe shumë miqësor me koleget e tij aktorë", i tha ATSH-së, Caka. Ai tregoi se sheshxhirimi ishte rrethuar nga mijëra fansa të Clooney dhe se ai ishte ndjerë i priveligjuar kur e thërrisnin për të bërë foto apo për të dhënë autografë .
Për rolin Wall Street Security në këtë film ka patur me mijëra aplikime, por audicioni zgjodhi vetëm dy aktorë, Cakën dhë rusin Leonid Apelsinov.
"Ndihem i priveligjuar që si shqiptar interpretoj në një film të madh të produksionit holluvudian, Warner Bros Pictures dhe që luaj pranë yllit, George Clooney, film i cili pritet të ketë bujë në kinematë botërore", tha Caka i cili kur iku nga Shqipëria ne vitin 1991, i ngjante një zogu të mbyllur në kafaz që kërkonte vetëm të gjente lirinë e humbur. Iku në Greqi dhe pas shumë përpjekjesh vazhdoi studimet për Gazetari pranë TVANT1 me pedagoget më të mire të gazetarisë greke. Realizoi një karrierë brilante mediatike që shenoi momente të bukura në jeten e tij në nivelin profesional. Marko Caka, sot mban mbi supe me qindra evenimente të rendësishme të jetës politike, sociale, kulturore dhe sportive të Greqisë. Këto sfida e shoqëruan gjithnjë teksa me vete mbajti ikonat legjendë të gazetarisë shqiptare dhe botërore. Ai thotë se për një gazetar shqiptar këto sfida në shtetin helen ishin shumë të vështira, por asnjëherë të pa realizueshme. Kriza ekonomike greke ishte një nga faktorët e largimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, bashkë me gazetarinë i duhej të punonte si kamarier në restorante, e pastaj edhe në një Hotel në departmentin e menaxhimit të shërbimeve të klientëve. Por kjo do te zgjaste pak se ndryshimi do vinte papritur thuajse një vit më parë. Çdo gjë lindi kur Marko Caka, gjatë intervistave me aktorë hollivudianë, i flisnin për pamjen e tij të pëlqyeshme që për publikun do të kishte me interes. Dhe këtu nisën rolet e para të vogla duke vazhduar paralelisht dhe me kurse aktrimi. Për momentin përkushtimi i tij është në mësimet akademike të Kolegjit të Bronksit, sepse sipas tij ky studim do ta ndihmojë të marrë role kryesore, duke fituar nje aksent të kënaqshëm të gjuhës angleze, shumë i rëndësishëm për hyrjen në karakter të rolit. Tashmë jeta e tij tani eshte lidhur me kinematografinë amerikane.Caka ndihet krenar që si shqiptar brënda 9 muajsh është afër Top 10000 i starmeter IMDB, enti mates i vleresimit te artistëve, aktorëve, këngetarë, dhe filmave në rang boterore. Këtë vit merr pjesë në dy filma të mëdhenj si "Batman Superman : Daën of Justice " ne rolin e reporterit pranë, Ben Affleck, Amy Adams dhe në filmin "Money Monster" si i përzgjedhur special i aktorës së famshme, producentes Jodie Foster ku do të luajë një rol suportues pranë yjeve George Clooney e Julia Roberts. Ai thotë se gjatë muajit maj do të dalë premiera e filmit me metrazh të shkurtër promovues i Martin Scorseses "The audition " ku në kastin e këtij filmi ka privilegjin të radhitet pranë emrave Leonardo Di Caprio, Robeert De Niro e Brad Pitt. Kjo i ka shtuar shpresat për të qënë një nga aktorët e preferuar të Scorseses në filmat e tij të ardhshëm. Rezumeja e tij brënda një viti, shenon 25 filma, një rekord i veçantë për një aktor të ri me role të vogla.
Caka thotë se është me fat që gjeti njerëzit e duhur dhe që është shumë i lumtur që punon me regjisorët më të famshëm të botës, si Steven Spielberg, Martin Scorsese, Zach Snyder, Christopher Nolan./atsh/
/Shqiptarja.com