Marko Gjuriç s'do lejohet nesër
të hyjë në territorin e Kosovës

Marko Gjuriç s'do lejohet nesër<br />të hyjë në territorin e Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Marko Gjuriçit për të hyrë në Kosovë.

Sipas burimeve, Gjuriç ka kërkuar leje nga MPJ për të hyrë nesër në Kosovë.

Vendimi i Ministrisë së Jashtme ka ardhur pas informacioneve se Gjuriç së bashku me disa zyrtarë të tjerë të kanë pasur në plan që nesër në veri të Kosovës të vizitojnë disa pika të karburantit në territorin e Kosovës, të cilat nuk janë të licencuara nga autoritetet kosovare.

Ndryshe, Marko Gjuriçit i lejohet hyrja në Kosovë vetëm me leje paraprake nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ku ai fillimisht duhet të raportojë për agjendën që do ta ketë ndërkohë që është në territorin e Kosovës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola