Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur këtë të premte lëvizje edhe në Prokurorinë e Tiranës. Kështu, Marku ka larguar nga detyra e prokurorit të Tiranës, Petrit Fushën dhe ka emëruar në vend të tij prokurorin Dritan Rreshka, i cili do jetë me mandat të përkohshëm.
Ndërkohë, Petrit Fusha do të vijojë komandimin si prokuror sektori, i ngarkuar per çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit. Ndërsa Dritan Rreshka vjen në detyrën e prokurorit të Tiranës. Ai ka qenë prokuror pikërisht në organin e akuzës së kryeqytetit. Prezantimi i Dritan Rreshkës në Prokurorinë e Tiranës është bërë mesditën e kësaj të premte nga vetë kryeprokurorja Arta Marku.
/Shqiptarja.com