TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, deklaroi sonte gjatë një interviste në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, në Top Channel, se PD tashmë ka dështuar si forcë politike dhe në këtë gjendje në të cilën ndodhet rrezikon që të humbasë edhe zgjedhjet. Ndërsa në lidhje me ndryshimet në qeveri dhe marrëdhëniet me aleatin kryesor, LSI-në e Ilir Metës, Marku theksoi se aktualisht ajo që shikon është një “PD e shantazhuar”.
PD nuk është vetëm Berisha dhe ajo duhet të ndryshojë, pohoi ai. “Partinë kanë çuar drejt një disiplinimi ushtarak dhe kjo është e dëmshme”, nënvizoi deputeti i PD. “Nuk mendoj se pas 20 vjetësh mund të përjetësojmë këtë sistem. Në fund të fundit, liderët nuk janë të pandryshueshëm, nuk janë të përjetshëm”.
Në vijim disa pjesë të intervistës me deputetin e PD:
A mendoni se zoti Topi do të krijojë një parti të fortë?
Nuk mendoj që zoti Topi të bëjë strukturë politike. Nuk e dimë se çfarë mendon zoti Topi. Mendoj se problemi kryesor mes kritikëve të PD-së, është se nuk e ndajnë marrëdhënien e tyre me formacionin politik.
I vetmi problem është se një formacion politik nuk mund të vazhdojë në heshtje rrugën e vet drejt një fushate zgjedhjesh pothuajse e pamundur për t'u fituar për shkak të gjithë pakënaqësive.
Çfarë duhet të ndryshojë?
E para, mendoj se për të fituar duhet të ndryshojë tërësisht, jo tërësisht për t’u zhduk PD-ja, por të rikonceptojë vetveten dhe të bëjë ndryshime themelore. Edhe nëse fiton kështu, sepse ka edhe një tezë tjetër nëpërmjet llogarive elektorale dhe ekziston një ide e tillë dhe është dominuese në PD dmth se nuk ka problem për shkak të numrave. Edhe pse fiton në këtë formë, PD i ka të gjitha mundësitë të fitojë, por nëse fiton pa ndryshuar asgjë, nuk është nder as për PD. Nëse ne fitojmë duke mbajtur këtë gjendje, s’kemi bërë shumë.
Atëherë duhet të ndryshojë Berisha?
PD si strukturë është parti lider dhe Berisha ka forcën kryesore. Por PD nuk është vetëm Berisha, por edhe elektorati i saj. Në këtë kuptim duhet marrë parasysh dhe elektorati. PD është një aset dhe nuk mund të trajtohet si pronë e dikujt, pavarësisht se në sistemin e partive-lider, lideri vendos për gjithçka. Por kjo nuk do të thotë që lideri s’mban përgjegjësi. Kërkoj të reformohet PD që është e ndikuar thellësisht nga Berisha.
Si i shikoni ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar?
E para, gjëja më e dëmshme në kuptimin e shëndetit të debatit është në një farë mënyre me shkrime të tilla që janë publikuar në media. Tezat që hidhen janë utopike, në thelb janë teza marksiste. Ato ngjallin dyshime për sistemin. Ne nuk e kemi problemin te teprimi i ideve që ngremë shqetësime të tilla për idetë. Ne nuk i kemi me tepri intelektualët në parti politike dhe nuk mund të jemi në favor të prakticitetit. Partitë kanë shkuar drejt një disiplinimit ushtarak dhe kjo është e dëmshme. Nuk mendoj se pas 20 vjetësh mund të përjetësojmë këtë sistem. Në fund të fundit, liderët nuk janë të pandryshueshëm nuk janë të përjetshëm.
Pse mendoni kështu? Berisha i ka fituar betejat politike...
Ne duhet të rivitalizojmë partinë. Duhet të kemi një arsye, pse do ta votojnë njerëzit në zgjedhjet e ardhshme. Dhe fakti që PD bën koalicion me parti të majtë sepse vetëm me të vetët s’e bën dot qeverinë do të thotë shumë. Për këtë arsye, unë them se duhet rithemeluar PD, kjo në kuptimin e koleksionit të figurave, por duke krijuar mundësinë e korrenteve të djathta, ose të qendrës deri tek ato moderne. Të gjitha korrentet jashtë PD të ripërfaqësohen. Aktualisht PD është forca kryesore në vend, por nuk mund të ketë një mandat të djathtë vetëm me votat e militantëve të vet. Eshtë një PD e shantazhuar aktualisht. Ja dhe ndryshimet e fundit të qeverisë. LSI lajmëroi ndryshimin e ministrave të vet, sikur LSI të kishte qeveri më vete dhe PD një qeveri më vete. Normalisht në çdo koalicionin ka komunikim. Por unë mendoj se ishte fyese për sistemin politik, për kryeministrin po e po. Nuk mund të ndryshosh tre ministrat e tu, ti si forcë politike apo edhe të tjerët të ndryshojnë ministrat e tyre. Zgjedhja e emrave është jo normale, pa logjikë politike. Zootekniku shkon ministër i Jashtëm, ai i Jashtmi shkon te ekonomia, ai tjetri nënkryetar parlamenti. Në këtë kuptim, them që duhet rithemeluar PD. Unë nuk kam problem me aleancat. Sistemi politik ky është, që të bësh aleanca. Por problemi është që ti të mos arrish rezultatet, për shkak të mungesës së nivelit të përfaqësimit. Psh PD ka qenë në një korrotacion dukshëm të djathtë prej kohësh. Sa ka qenë përfaqësimi i të djathtës tradicionale? Ka pasur 10-15 figura shumë përfaqësuese, ka pasur shumë figura të cilat pëfaqësojnë të djathtën tradicionale. Ka edhe shtresa të tjera. E djathta moderne, pronarët, kategoria jokomunistre....
Në fakt, çfarë përfaqëson aktualisht PD?
PD ka arritur ta ruaj elektoratin e vet.
Ka pakënaqësi brenda saj?
Mendoj që po. Në përgjithësi përjashto ata që janë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë të cilët shprehen më pak dhe marrëdhënia e tyre është interesi, ka pakënaqësi. Por flas për shtresa elektorale që janë të gjera dhe lidhen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe një pjesë e tyre janë të pakënaqur. Dhe unë e ndjej këtë. Duke artikuluar këto ide shpreh shqetësimin. Një shembull: Në parlament ka disa deputetë që kanë 4-5 mandate dhe këta janë njësuar me karrigen e parlamentit dhe janë aty se nuk flasin. Pse duhen këta dhe psh Uran Butka, i cili është një njeri që ka konsensus, nuk është në PD. Pse të mos ishte ky një ndër përfaqesuesit e të djathtës që të qëndrojë aty në mënyrë honorifike. Rasti i Arbnorit, pse u zhduk nga jeta politike para se të vdiste, ndërkohë që mund të kishte vendin e tij në parlament.
Ja ju psh, nuk e keni problem që i thoni këto gjëra?
Problemi im i vetëm të qëndroj me dinjitet dhe nëse largohem të largohem me dinjitet. Unë nuk e konceptoj angazhimin politik jo në shërbim të qytetarëve. Unë kam qenë në harmoni me veten dhe nuk e kam zell deputetllëkun si punësim politik.
Folëm për ndryshimet në kabinet qeveritar. Po ndryshimet e bëra nga mazhoranca, u emërua zoti Flamur Noka. Çfarë është një zgjedhje e tillë?
Nuk është ndryshim, është një zëvendësim. Dhe është pak a shumë në frymën e gjithë emërimeve të deritanishme në qeveri. Unë zotin Noka s’e gjykoj as më keq dhe as më mirë se të tjerët. Nuk janë emrat të rëndësishëm. Sepse mund të kesh emra shumë të mirë në një qeveri që punojnë keq. Unë i shoh si të rëndësishme në kuptimin e domethënies politike. Ndryshimet duhet të bëhen për të reflektuar. Mund të dukej anormale që PD të shkojë pa ndryshime në zgjedhje. Ne duhet t’i japim një mesazh qytetarëve: po e dimë se ka probleme dhe po ndryshojmë qeverinë, dhe e dyta japim mesazh për konfiguracionin politik për zgjedhje. Pra me zgjedhjen e Nokës nuk ka mesazh, domethënë që ”kështu jemi mirë” dhe “kështu do shkojmë në zgjedhe”. Kjo më duket pak e rrezikshme.
Pra kështu mund të ketë një tjetër rezultat në zgjedhje?
Unë mendoj se zgjedhjet duhen fituar duke konceptualizuar qeverisjen. Duhet të analizojmë qeverisjen dhe kam përshtypjen që mungesa e dëshirës për ndryshim apo kokëfortësi për të mos ndryshuar ministrat, ka të bëjë me një lloj mosnjohje të perceptimit që ne kemi për atë që mendojnë qytetarët. Ka një lloj shkëputje të marrëdhënieve me qytetarët. Formacion politik i izoluar nga elekrtotari dhe imazhin e vetes ia prodhojnë vetes dhe nuk marrin feedback. Dhe nuk i pyesim se çfarë ka ndryshuar në jetën e tyre. Ky është një problem, veç problemit të komunikimit dhe mungesës së debatit dhe mungesa e marrjes së sinjaleve nga gazetarët është një tjetër problem që kemi.
Noka, a është partiak i bindur? Pse thoni se Berisha ka lëvizur në tym?
Unë mendoj se zgjedhjet nuk fitohen pa realizëm. Dhe mendoj se aq sa ishte i sigurit Ramiz Alia me Hekuran Isain, aq je i sigurt dhe tani. Mendoj se një nga problemet që ka ministria e Rendit është problemi që ka me imazhin te qytetari. E kanë të vështirë të dallojnë te mbrojtësit e rendit dhe të ministria e rendit imazhin e mirë, sepse shpeshherë ata mashtrohen. Ata vazhdmisht korruptohen duke kërkuar prej tyre policia rrugore, rryshfet. Dhe policia rrugore është më e ndjeshme. Do ishte më normale që në ministrinë e Rendit të vihej një figurë që krijon besim te njerëzit, që të ketë mundësi të distancohet nga grupet e klanet dhe të arrijë të vendosë një lloj morali, të formalizojë strukturën, ta konceptojë se si duhet të jetë një strukturë. Mendoj se ky problem nuk zgjidhet kështu. Problemi nuk është Flamuri, sepse është si gjithë tjerët. Ka edhe ministra që nga intelektualizmi janë më mirë se Flamuri, por kjo s’ka problem.
Në bindjen time disa emra janë konsumuar dhe nuk kanë më dëshirë janë për inerci në ato institucione. Nuk kanë kurrëfarë entuziazmi. Ndërkohë që duhen rikonceptuar. Ndaj rikonceptimi dhe figurat duhet të lidhen. Nëse ke figura të mira në një sistem që nuk funksionon , do të thotë se nuk funksionon sistemi.
Marrë me shkurtime nga "Shqip" në Top Channel.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com