Pas Fierit, kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë së rrethit të Vlorës. Përpara prokurorëve të rrethit, Arta Marku ka deklaruar se Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i cannabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare.
Kryeprokurorja e përkohshme ka kërkuar jo vetëm shkatërrimin e grupeve kriminale, por edhe rritjen e efikasitetit në sekuestrimin dhe konfiskimet e aseteve të krimit. "Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara. Me ndryshimet e reja, në rastet e pafajsisë, Gjykata e Apelit nuk mund të deklarojë fajtor një person kur Shkalla e Parë e ka deklaruar të pafajshëm vetëm mbi bazën e vlerësimit të ndryshëm të provave të marra në gjykimin në Shkallën e Parë", ka thënë Arta Marku.

Deklarata e Arta Markut:
"Duhet forcim i bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit. Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre.
Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit nderkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale.
Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që ometojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.
Zhvillim të hetimit duke nisur nga identifikimi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtarisë kriminale. Sekuestrim dhe konfiskim i të mirave të personave të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Përqendrim i burimeve njerëzore dhe teknike, specializim i tyre, përkushtim në kryerjen e detyrës, në luftë kundër narkotikëve, specifikisht në vende kufitare siç është Vlora.
Vlora karakterizohet nga falsifikimi masiv i dokumentave, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim
shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve. Kjo bëhet evidente edhe ne sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme. Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat.
Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara. Me ndryshimet e reja, në rastet e pafajsisë, Gjykata e Apelit nuk mund të deklarojë fajtor një person kur Shkalla e Parë e ka deklaruar të pafajshëm vetëm mbi bazën e vlerësimit të ndryshëm të provave të marra në gjykimin në Shkallën e Parë".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO