Markulis: Duhet stabilitet politik
integrimi mbi interesat partiake

Markulis: Duhet stabilitet politik<br />integrimi mbi interesat partiake
TIRANE- "Që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive në progres raportin e tetorit, integrimi europian duhet të konsiderohet si një cështje kombëtare jo vetëm e klasës politike", theksoi ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou Marcoullis  në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm Panariti. Ministrja e jashtme e Qipros, shtet i cili ka dhe kryesinë e radhës së BE-së, nisi sot takimet zyrtare në kuadër të vizitës së saj dy ditore.

"Stabiliteti politik është i rëndësishëm për t’i hapur rrugë reformave. Intetgrimi duhet të jetë cështje kombëtare dhe jo partiake"- nënvizoi  Marcoulis

Nga ana e tij Ministri i jashtem Panariti i pyetur nga A1 Report nëse mjaftojnë 2 muaj kohë për të përfunduar reformat e duhura për marrjen e statusit, apo do e humbasim sërish shansin, Panariti shprehu optimizmin pasi sipas tij Shqipëria ka arritur një progres jo vetëm në realizimin e prioriteteve, por edhe në zbatimin konkret të tyre, të cilat do të prodhojnë një opinion pozitiv.

Zonja Marcoulis gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar edhe me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!