MARRAKECH (Marok), 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Dyzet vende do të diskutojnë në Marrakech, Marok, për një sërë praktikash të nevojshme destinuar luftës kundër kërcënimit në rritje të luftëtarëve terroristë të huaj, theksoi një gazetar.
"Fenomeni i luftëtarëve të huaj nuk është i ri, por ai ka marrë përmasa të konsiderueshme këto vitet e fundit, veçanërisht me rritjen e grupit të Shtetit Islamik, theksoi sekretari i përgjithshëm i Ministrisë marokene të Punëve të Jashtme, Nacer Bourita.
Bëhet fjalë për një rrezik real dhe në rritje, me të cilin ne duhet të përballemi", theksoi i dërguari special i Holandës, Piet De Klerk, në ditën e parë të kësaj konference të bashkëdrejtuar nga Maroku dhe Holanda dhe vendosur nën drejtimin e "Global counterterrorism forum" (GCTF), krijuar në vitin 2011.
"Rreth 120 pjesëmarrës synojnë të promovojnë një sërë praktikash të mira duke përfshirë një metodë parandaluese në krijimin e programeve riintegruese për luftëtarët terroristë të huaj që kthehen në vendet e tyre", sipas memorandumit Hagë-Marrakech", miratuar në muajin shtator./
/ec/  a.jor.