Në Itali kanë reaguar fuqishëm pas fjalëve të Bekenbauerit për portierin e Juventusit Buffon, që e cilësonte italianin si pensionist pas golit të Alabas. Drejtori i përgjithshëm i ekipit të Juventusit, Marota ka reaguar i zemëruar nda Bekenbauer duke u shprehur se’ më vjen shumë keq për fjalët që ka përdorur Bekenbauer.

Buffon është një ikonë e Juventusit dhe futbollit italian, madje edhe një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë. Bekenbauer nuk duhet që të thoshte kurrë ato fjalë për Buffon, pasi është profesionist dhe legjendë e futbollit. Madje më shumë se kush do tjetër e kupton Buffonin”.

Ndërsa Prandeli i është përgjigjur me ironi “Mesa di unë pensionistët janë njerëz shumë të mencur. Buffon kritikave do i’ua janë përgjigjen mjaft të mirë në fushë në ndeshjen e kthimit në Torino” përfundon tekniku i kombëtares.