Fernando Lorente nga data 1 korrik 2013 do të jetë futbollist i ekipit të Juventusit.
Lajmin e ka pohuar drejtori sportiv i bardhezinjve, Xhuzepe Marota.
“Nuk do fshihemi rreth kësaj çështje, pasi kemi informuar edhe Atletik Bilbaon për interesimin ndaj lojtarit dhe jemi optimistë për marrëveshjen. Lorente do t’i bashkohet Juventusit vetëm pas 1 korrikut”.
Deklarata e Marotës mbyll cështjen e kalimit në merkaton e dimrit. Marota ka folur edhe për mesfushorin e talentuar, autorin e dy golave përballë Udineses Pol Pogba.
“Ai është një talent i ri, por që duhet të konfirmojë veten. Unë hyj garant për të, është një djalë i mbarë, i edukuar dhe me kulturë sportive, kam besim se do të ketë një të ardhme të ndritur” përfundon Marota.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com