Polemikave që shkaktoi trajneri i Juventusit në fund të ndeshjes me ekipin e Bolonjës iu është përgjigjur me mbrojtje Marota, i cili i justifikon duke i cilësuar më se normale.

Gjestet nëpërmjet të cilave Conte dëshiron të shpreh lirinë e tij nuk kanë të bëjë me mungesën e respektit ndaj kundërshtarëve edhe pse u ofendua gjatë gjithë takimit. Conte është një trajner i shkëlqyer dhe shpresoj të qëndrojë te Juventusi edhe për shumë kohë.

Është normale që një trajner të drejtojë skuadra të ndryshme por unë jam i bindur se do ta kemi Conten mes nesh edhe gjatë viteve të ardhshme” përfundon Marota.