Humbja e ekipit të Juventusit në derbin me Interin ka sjellë në vëmendje mungesën e një sulmuesi "race" si legjenda bardhezi Alesandro Del Piero.
Pas përfundimit të ndeshjes, e cila ishte një goditje për torinezët, pasi pas 50 ndeshjeve pësuan humbjen e parë në Serinë A.
Drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve u shpreh se ekipit i mungon një sulmues i mirëfilltë për të shfrytëzuar në maksimum rastet.
"Nëse do të kishim në sulm një futbollist me tiparet e Del Pieros, atëherë mendoj që do të kishim shënuar më shumë se një gol dhe mund të kishim fituar, pasi nuk arritëm të shfrytëzonim shumë raste të pastra për gol. Largimi i Del Pieros ka lënë një boshllëk të madh" u shpreh Marota.
Deklarata e drejtuesit juventin është shprehje e vullnetit për të hyrë fuqishëm në merkato për të afruar në Torino një sulmues klasi.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com