Drejtuesi bardhezi ka bërë thirrje për qetësi, pasi momente të tilla duhet të trajtohen me shumë kujdes nga stafi teknik, për të mos rënë në krizë rezultatesh. Në vijim të intervistës së tij, Martotta ka dalë edhe njëherë në mbrojtje të trajnerit Antonio Conte.
“Fatmirësisht Conte do të rikthet në dhjetor në drejtimin e ekipit, më i motivuar se kurrë. E theksoj edhe njëherë që Conte ka vuajtur shumë me përfshirë në një cështje që nuk ka të bëjë fare me pozicionin e tij si trajner profesionist. Një gjë është të flasësh për bastet ilegale dhe një tjetër të flasësh për Conte-n të dënuar vetëm nga deklaratat e një të penduari, të cilat nuk duhet të ishin marrë për gjykim”. Në fund të intervistës së tij Martotta ka folur edhe për dënimin e Kualiarelës.
“Po, Kualiarela është dënuar me një gjobë për sjelljen e tij, Juventusi është një ekip profesionist dhe nuk mund të lejojë veprime të tilla. Megjithatë unë kam biseduar me futbollistin dhe cdo gjë është në rregull” është shprehur drejtuesi pas zënkës së sulmuesit me Bonucin dhe Markizion.
(d.b/shqiptarja.com)
