BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, dhe Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, në letrën dërguar sot ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, “kanë informuar për progresin e arritur në implementimin e marrëveshjes për normalizim” ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar për "Radion Evropa e Lirë" Peter Stano, zëdhënësi i komisionertit Stefan Fyle.
Ky zhvillim u bë pas takimit të fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, në Bruksel, i cili është vlerësuar si konstruktiv dhe se është shënuar progres. Ky takim praktikisht ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Progresi në implementimin e marrëveshjes së 19 Prillit paraqet kriter tejet të rëndësishëm për vendimin e Bashkimit Europian për caktimin eventual të datës së fillimit të negociatave për pranim me Serbinë dhe për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com