Marrëveshja, Ashton: Të lëvizim
përpara në dialog dhe implementim

BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, javën e ardhshme pritet të vizitojë Serbinë dhe Kosovën, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të dy vendeve.

Pas ndërmjetësimit të takimit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, nesër në Bruksel, zonja Ashton, niset për vizitë në Beograd dhe Prishtinë, njofton faqja në internet e Bashkimit Europian.

Në Beograd, zonja Aashton do të takohet me presidentin Nikolliç, kryeministrin Daçiç, dhe zëvendëskryeministrin Vuçiç, ndërsa në Prishtinë do të ketë takime me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi.

Para vizitës së saj, Catherine Ashton theksoi se shpreson se “do t’i vazhdojë diskutimet me udhëheqjen e Serbisë dhe Kosovës, me qëllim që të lëvizim përpara me dialog dhe me implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Jam tejet e lumtur ta vizitoj Beogradin dhe Prishtinën, pas vendimeve historike të Këshillit Europian, për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asocimit me Kosovën”.

Nesër, më 8 Korrik në Bruksel, mbahet rundi i 13 i dialogut Kosovë–Serbi.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet