Marrëveshja, Ivanoviç: Serbët në veri
presin shpjegime nga Beogradi

Marrëveshja, Ivanoviç: Serbët në veri<br />presin shpjegime nga Beogradi
BEOGRAD-  Ish-sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç deklaron se qytetarët serbë në veri janë duke pritur që zyrtarët e lartë të Qeverisë së Serbisë të vijnë dhe t’ua shpjegojnë se cilat janë efektet e marrëveshjes në Bruksel dhe si do të implementohet ajo.

“Duhet të na sqarojnë se si do të zbatohet marrëveshja që të jemi të qetë dhe rehat”, ka thënë Ivanoviç për mediat kosovare.

Ivanoviç ka komentuar edhe kundërshtimin që e kanë shprehur disa prej drejtuesve të banorëve serbë të kësaj ane, përfshirë këtu edhe Milan Ivanoviçin, kryetar i Këshillit Nacional Serb.

“Duhet ta lexojmë marrëveshjen, por është e qartë se qytetarët serbë të Kosovës e pranojmë Qeverinë e Serbisë. Prandaj, kundërshtarët nuk është mirë që të pranojnë vetëm kur atyre u intereson”, ka thënë Ivanoviç për Telegraf.

Ish-sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë shton se banorët kanë nevojë për garancitë që do t’i marrin nga Qeveria e Serbisë, Bashkimi Evropian, NATO-ja e institucionet e tjera ndërkombëtare.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset