TIRANE – Të gjithë qytetarët shqiptarë, duke filluar nga dita e sotme, do të mund të vizitojnë Malin e Zi edhe vetëm me kartat e identitetit. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përmes një komunikate për shtyp.
“Policia e Shtetit informon qytetarët shqiptarë se, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar me Malin e Zi, tashmë mund të kalojnë me kartë identetiteti, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve”, sqaron njoftimi i policisë shqiptare.
Aplikimi i marrëveshjes ka nisur që prej ditës së sotme dhe tashmë disa qytetarë shqiptarë të pajisur vetëm me karta identiteti kanë mundur të kalojnë territorin e fqinjit verior. “Autoritetet policore malazeze e konfirmuan vënien në zbatim të kësaj marrëveshje nga ana e tyre dhe gjatë pasdites së sotme qytetarët shqiptarë kanë kaluar drejt Malit të Zi me kartë identiteti”, pohon deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë shqiptare.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com