Në Kuvend ka mbërritur për ratifikim marrëveshja e nënshkruar në qershor të këtij viti mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për konvertimin e borxhit. Sipas kësaj skeme, borxhet e qeverisë sonë të marra në formë kredie ndër vite, nuk do të kthehen, por do të investohen në programe sociale.
Në këtë fazë të marrëveshjes, programi i investimit parashikohet në limitin e 20 milionë eurove. Kreditë e marra datojnë që nga viti 1995 e deri në vitin 2013 kur ka filluar programi i konvertimit, dhe qeveria jonë nuk do të paguajë kredinë dhe interesin, por do të investojë në programe të përbashkëta që dakordësohen mes dy qeverive.
/Shqiptarja.com