Marrëveshja  Kosovë-Serbi
tregues, që BE e meriton Nobelin

Marrëveshja  Kosovë-Serbi<br />tregues, që BE e meriton Nobelin
Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit javën e kaluar, i ka entuziazmuar diplomatët europianë.

Pavarësisht se Baronesha Catherine Ashton, po shfaqet mjaft e kujdesshme duke thënë se nuk duhet gëzuar para kohës dhe se duhet pritur implementimi, diplomati suedez Carl Bildt, ka shkruar në Twitter, se marrëveshja është tregues se BE e ka merituar çmimin për paqe që iu nda nga Komiteti i Nobelit vitin e kaluar.

“Po marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tregon se BE vërtetë e ka merituar Çmimin Nobel për Paqe” ka shkruar Bildt.

Në fakt Bildt në këtë mënyrë e ka komentuar një shkrim të botuar të gazetarit Tim Judah në “Bloomberg” i cili ka shkruar se në një kohë kur të gjithë janë duke e diskutuar vlerën e BE-së, marrëveshja Kosovë – Serbi, demonstron se çmimin Nobel që fitoi blloku vitin e kaluar është i merituar, dhe se është më e rëndësi që ky Union të ruhet edhe nëse dështon valuta e përbashkët euro.

Marrë nga Gazeta Express
(ad.ti/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi