Marrëveshja Serbi-Kosovë
arrestohen 68 protestues

Marrëveshja Serbi-Kosovë<br />arrestohen 68 protestues
PRISHTINE- Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas tensioneve dhe përleshjeve që janë shënuar brenda dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Bruksel më 19 prill. Me 84 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim deputetët i kanë thënë po kësaj marrëveshje.
 
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes, në momentin kur kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka lajmëruar votimin për ratifikimin e Marrëveshjes, kanë ndërhyrë me forcë tek tavolina e tij, duke ia marr mikrofonin këtij të fundit për të penguar votimin.
 
Shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosje” Visar Ymeri, e quajti turp mbështetjen e marrëveshjes që e kthen Kosovën nën Serbi”.
 
Ndërsa jashtë ndërtesës së Kuvendit vazhdonin protestat e organizuara nga Lëvizja e Vetëvendosjes, ku nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve kanë ngelur të lënduar 17 policë.
 
Ndërkohë policia e Kosovës përmes një komunikate për median njoftoi për arrestimin e 68 protestuesve.
 
Kryeministri Hashim Thaçi paraqiti Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, duke thënë se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
 
Thaçi tha se marrëveshja hap perspektivën për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në të gjithë organizmat ndërkombëtarë.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin