Marrëveshja ushtarake
Kosovë-Shqipëri shqetëson Serbinë

Marrëveshja ushtarake<br />Kosovë-Shqipëri shqetëson Serbinë
BEOGRAD - Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se marrëveshja ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz.
 
Vuçiç ka thënë se Serbia po punon, që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, por nuk guxon që vetes t’i shkaktojë probleme në planin ndërkombëtar.
 
Siç transmeton Beta, Vuçiç ka thënë se është gjë e mirë, që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është në veri të Kosovës dhe që NATO-ja është garantuese, se ato nuk do të dërgohen atje.
 
"Na duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar kurrfarë problemesh Serbisë në planin ndërkombëtar", citon Telegrafi të ketë thënë Vuçiç në një takim me gazetarë, i pyetur lidhur me marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
 
Marrëveshja SOFA, e nënshkruar të hënën në Prishtinë në mes ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut dhe ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civilë apo personave në varësi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës