PRISHTINE- Agjencia e Sigurimit të Depozitave nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë. Nëpërmjet këtij memorandumi, dy institucionet synojnë të rrisin bashkëpunimin midis tyre përmes shkëmbimit të eksperiencës, të forcojnë kapacitetet njerëzore, si dhe të përmirësojnë skemat e sigurimit të depozitave në juridiksionet përkatëse në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe ato evropiane.

Në aktivitetin e zhvilluar në Prishtinë, morën pjesë edhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të Shqipërisë dhe Kosovës, Ardian Fullani dhe Bedri Hamza. Guvernatori Fullani, gjatë fjalës së tij, nxiti drejtuesit e ASD-së dhe FSDK-së, që të adoptojnë standardet më të mira në fushën e sigurimit të depozitave.

Ai tha se Banka e Shqipërisë e Banka Qendrore e Kosovës janë pjesë e një bashkëpunimi rajonal në kuadrin e Nismës Vjena II.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)