TIRANË- Është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit mes TAP dhe ZQRPP, dy zyra që do të bashkëpunojnë sa i përket pronave ku do të kalojë gazsjellësi.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kryeregjistruesi Ilirjan Muho dhe Drejtori për Vendin i TAP, Shkëlqim Bozgo.
 
Sipas marrëveshjes, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do t’i ofrojë informacione të përditësuara mbi pronësinë ku do të kalojë gazsjellësi, në mënyrë që projekti të mos shkaktoj përplasje mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokave.
 
Gjithashtu, marrëveshja parashikon edhe bashkëpunim për regjistrimin fillestar të dy zonave kadastrale ku kalon gazsjellësi.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)