Marrëveshjet, Mustafa: Në
përputhje me Kushtetutën

Marrëveshjet, Mustafa: Në<br />përputhje me Kushtetutën
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Asociaocioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive. Duke komentuar marrëveshjet e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Mustafa tha se janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Është marrëveshja lidhur me parimet themelore për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshja lidhur me implementimin e marrëveshjes për energji, marrëveshja për kodin telefonik dhe marrëveshja për lirimin e urës mbi Ibër, përkatësisht me rikonstrumin e saj dhe lëshimin e kësaj ure”, është shprehur Mustafa.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka nënvizuar se, me këto marrëveshje Kosova rrit sovranitetin e saj. “Ne e konsiderojmë një sukses shumë të madh të arritur me këto marrëveshje, sukses në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun. Konsiderojmë se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Me ASK do të mundësohet të ju ndihmohet komunave me shumicë serbe, por Asociacioni nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, kështu që funksionimi i shtetit të Kosovës do të jetë normal dhe i suksesshëm, por edhe përfitimi i komunave me shumicë serbe do të jetë i mriz nga Asociacioni në pikëpamje të zhvillimit dhe prosperitetit të tyre”, ka përfunduar kryeministri i Kosovës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)