KORÇË- Në vijim të punës për “goditjen” e paligjshmërisë në vend, policia ka arrestuar 2 persona për vepra të ndryshme penale dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë.
I riu N.H është vënë në pranga teksa po përpiqej me dhunë të kryente marrëdhënie me një vajzën 19-vjeçare në Kolonjë.
Ndërkohë, policia e Korçës ka arrestuar edhe A.B 55 vjeç i cili u kap duke drejtuar motorin pa leje.
Procedim penal kanë nisur ndaj S.T 57 vjeç, pasi ka djegur disa mbetje dhe zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur në parcelën ngjitur në pronësi të T.R, ku edhe janë djegur 17 koshere bletësh.
Procedim penal ka nisur dhe ndaj L.B, 51 vjeç, pasi u kap duke transportuar me mjetin kamion tip ”Volvo”, 18 m sterë lëndë drusore pa leje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.