Marrëdhëniet e dashurisë në kohët e sotme, këngëtarja, Xhesika Polo në ‘Esencë’: Nuk bëj kompromis mbi lirinë time me asnjë partner

Dashuria vjen gjithnjë kur nuk po e kërkon,një ligj i thjeshtë i Universit si për çdo gjë tjetër në jetë. E kërkojmë ose jo,ka gjithnjë një projektim të partnerit të jetës në dëshirat tona.

Kohët ndryshojnë edhe kërkesat për të pasur një njeri në krah nuk janë njësoj nga një brez në tjetrin.

Në kohët që jetojmë çfarë duam nga partneri apo partnerja që dëshirojmë të ndajmë jetën?

Në një panel në “Esencë” me këngëtaren Xhesika Polo,gazetarin Flavio Qarri dhe sportisten Iva Aliko,ndamë këndvështrimet e një mardhënie dashurie sot.

Të ndërtosh dëshira për partnerin dhe partneren e jetës nis që prej modeleve që ke marrë nga dashuria e prindërve. Prej andej mendimet për njeriun që do të kesh në krahë marrin formë.

Brezi i ri kërkon pavarësi dhe njëherësh të kuptohet nga partneri në mënyrë që mardhënia të jetë e shëndetshme.

“Unë nuk bëj kompromise me lirinë timë për asnjë partner”-thotë këngëtarja Xhesika Polo kur përmend mënyrën si duhet të funksionojë mardhënia e saj në çift.

Ka momente në të cilat paraja ndërhyn në një mardhënie dhe shumë njerëz e zgjedhin partnerin apo partneren mbi bazën e mirëqënies. Por në diskutimet e panelistëve tanë paraja është një element që ata e shohin ndarazi nga mardhënia. Paratë secili duhet t’i fitojë vetë me një kontribut të përbashkët që jepet në çift.

Ka shumë kompromise që bëjmë për të ndërtuar një mardhënie në çift,por asnjëherë një të tillë me lirinë përsonale dhe me dinjitetin. Dashuria nuk e njeh arsyen por ne dimë të njohim mjaft mirë kushtet dhe dëshirat që na rrinë për shtat më mirë me mardhënien që duam të ndërtojmë me dikë.

A bëhen sakrifica për dashurinë? Deri në momentin kur nuk cënon veten dhe nuk ndryshon asgjë nga njeriu që je. Në fund të fundit të dua do të thotë ,kam dëshirë që ti të jesh ai që je. Pa i ndryshuar askujt thelbin mund të ndërtosh një mardhënie dashurie prej së cilës merr frytet më të bukura.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur