‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj ai u shpreh se politika shqiptare nuk e ka konsideruar kurrë agresionin grek në Shqipëri.
‘Shqiptarët janë 1 milionë në Greqi edhe më shumë dhe shkuan atje e ndërtuan atë vend. Gëzuan që shpëtuan nga diktatura këtu dhe vajtën atje dhe janë bërë shtetas grek. Këtu u boshatis vendi dhe mbeti bosh. Askush në politikën shqiptare nuk kanë folur për masakrat greke të bëra në Shqipëri në 1914, grekët duan që të mos përmendet e kaluara. Po ashtu edhe kur erdhën gjoja për të na shpëtuar nga italianët, thanë iki ju të rrimë ne. Krimet e grekëve kanë vijuar dhe sot ca kërkon greku jau kanë dhënë qeveritë me të dyja duart’, tha ai.
Islami tha se dërgimi i Fredi Belerit në Parlamenti Europian nga Greqia si eurodeputet ishte një goditje për Shqipërinë.
‘Grekët nuk duan që të ketë shkolla në gjuhën shqipe në Greqi, Greqia na ka shkelur dhe po na shkel. Grekët kanë marr ç’kanë dashur nëpërmjet tradhtisë së kryeministrave shqiptar. Është një hakmarrje që bënë grekët për ta kandiduar në Parlamentin Europian. Çuarja e Belerit në PE është goditje që i është dhënë Shqipërisë. Qasja e tij është greke dhe në funksion të Vorio Epirit’, tha ai.
Për Marin Sulin, sekretarin e OMONIA-s, Greqia ka qenë një mbështetje për vendin tonë lidhur me anëtarësimin e vendit në BE. Ai tha se nga Greqia është hequr edhe ligji i luftës me Shqipërinë.
‘Një banorë nga Himara, sot nuk merr do pronat. Mungojnë ligjet për ndarjen e pronave me Greqinë. Shqipëria sot është buzë greminës, nuk ka demokraci. Greqia ka qenë partner dhe është sjell si një popull mik lidhur me anëtarësimin e vendit në BE. Mitsotaqis ka thënë që duke qenë se kemi hequr ligjin e luftës me të gjitha vendet që kemi luftuar, do ta heqim edhe me Shqipërinë. Omonia ka qenë dhe jemi një urë komunikimi mes vendeve. Beleri është përfaqësuesi jonë dhe ai ka qenë shprehur në interes dhe një zë pro integrimit të vendit. Për asnjë moment nuk kemi punuar për tu ndarë por për tu bashkuar’, tha ai.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt, Ngjela në 'Studio Live': Ra alibia se SPAK-un e drejton Rama! Në Prokurorinë e Posaçme janë ekspertët e huaj, do na shpëtojnë nga padrejtësia
10 Shkurt, 18:46
-
Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam
10 Shkurt, 10:45
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
10 Shkurt, 08:28
-
Sizmiologët grekë: Mbi 11700 tërmete në Santorini dhe Amargos që nga 26 Janari, rekordi më 6 shkurt me 1400 lëkundje në ditë! Intensiteti në rënie
9 Shkurt, 18:16
-
Greqi/ Ish-kandidati i 'Agimit të Artë' bën masakër në Larisa, ekzekuton 2 borxhlinjtë dhe më pas vetëvritet! Avokati: Më la amanet funeralin, ishte i sëmurë rëndë (EMRI+VIDEO)
9 Shkurt, 13:17
-
Selanik/ Lidhën dhe grabitën rojën e karburantit, arrestohet 31-vjeçari shqiptar, në kërkim bashkëpunëtori grek! Pamjet e sulmit, u hoqën si klientë (VIDEO)
8 Shkurt, 19:33
-
Greqi/ Tentoi ta përdhunojë dhe më pas e dogji, 63-vjeçari shqiptar i vrasjes së 12-vjeçares del në gjyq 14 vite pas krimit
8 Shkurt, 09:36
-
Kritikat e Grenell ndaj Kurtit/ Ilir Aliaj: SHBA do që Kosova të qeveriset nga një koalicion! Ben Andoni: Qasja e Uashingtonit ndaj Prishtinës mund të ketë të papritura
7 Shkurt, 21:53
-
Debat në ‘Studio Live', Sulo: Në listat e mbyllura të PS deputetë të rinj, Rama do heqë të vjetrit! Qefalia: S’do ketë vetëm të rinj, do fitojmë zgjedhjet
7 Shkurt, 18:44
-
Azgan Haklaj: Në PD Bardhi do ketë betejë të ashpër me Berishën, shkoi për t'i marrë partinë! Valteri: Saliut s’do i hiqet kurrë ‘non grata’
7 Shkurt, 17:44
-
Greqi/ Ja si u grabit vila me mbi 1,5 mln euro në valutë dhe shufra ari! Banda shqiptare u tradhtua nga aksidenti me vdekje i një prej anëtarëve (VIDEO)
7 Shkurt, 16:23
-
Tërmetet në Santorini, kryeministri Mitsotakis viziton ishullin grek: Po përgatitemi për më të keqen, 3 milionë euro për ndërtimin e një porte shpëtimi
7 Shkurt, 15:44